Sa projektligje të Qeverisë Kurti janë në kundërshtim me Kushtetutën? Flet hulumtuesja nga IKD-ja

Eranda Zekaj, hulumtuese në Institutin e Kosovës për Drejtësi(IKD), ka folur për raportin IKD-së, që e kanë publikuar që sipas tyre gjatë monitorimit të Qeverisë së Kosovës, IKD-ja ka evidentuar se qeveria kishte planifikuar që t’i miratonte për mbi 170 ligje, por sipas raportit të IKD-së, ka qeveria i ka miratuar vetëm rreth 70 ligje.

Ndërsa Zekaj nga IKD-ja ka thënë se 7 projektligje kanë evidentuar që ato janë në kundërshtim me frymën kushtetuese të Kosovës.

“Nga 71 ligje të cilat janë miratuar 7 prej tyre nuk janë në frymën e Kushtetutës së Kosovës”, ka deklaruar Zekaj.

Më tej, ajo i ka shpalosur disa nga ligjet të cilat janë miratuar por nuk janë në frymën Kushtetuese.

“Po i ceki disa prej tyre,  e kemi Projektligjin për ndryshmin edhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të  pavarura. Këtu IKD-ja pas analizimit ka parë se me shuarjen e Këshillit për Ndihme Juridike falas që ka qenë organ mbikëqyrës i Agjencisë për Ndihme Juridike Falas”, ka sqaruar hulumtuesja nga IKD-ja.

Ndërkohë Zekaj ka thënë se “Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është inkorporuar në Ministrinë e Drejtësisë edhe kjo paraqet shkelje kushtetues të Republikës së Kosovës, sepse në një fare forme po ndodhë politizimi i këtij agjencioni”.

Ndërkohë ajo ka thënë se IKD-ja ka gjetur shkelje kushtetues edhe të projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshmi.

“ Për ndryshe të njëjtat gjetje ka pasur edhe të Projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshmi”, ka shtuara ajo.