Sa para ka Edi Rama?/ Rama për vilën në Surrel: Toka dhe ideja e Lindës

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë intervistës në emisionin “Opinion” për raportet me paranë, shtëpinë në Surrel dhe vendimin për ndërtimin e saj.

Ai tha se gjithçka për banesën ishte meritë e bashkëshortes, Linda, ndërsa e cilësoi veten me fat që ishte burri i saj.

Pjesë nga intervista

Rama: Përsa i përket shtëpisë sime.

Fevziu: Se folët për një apartament ndërkohë që jeni në një vilë.

Rama: E para vetëm vilë që nuk quhet ajo. E dyta është një, nga thuajse gjysmë milionë shtëpitë që janë ndërtuar në Shqipëri. Në shtëpinë ku jetojmë ne, ngado të kthesh kokën janë vila 3-4 katëshe dhe nuk ka asnjë politikan aty. E treta, unë vetë deri ditën kur jam bërë burri i Linda Ramës dhe kam shumë fat që jam burri i Linda Ramës, unë kam pas idenë që: Pse duhet të kem unë shtëpi? Unë jetoj me qira. Shtëpitë e mia me qera janë gjithmonë minimaliste.

Linda kishte një tjetër ide: Që shtëpia është një hapësirë ku zhvillohet historia e përditshme e një familjeje dhe ku mblidhen kujtimet dhe janë pasuri edhe e fëmijëve. Në atë kohë ajo kishte një tokë që në fillim të viteve 2000 kur nuk ishim fare me njëri-tjetrin dhe erdhëm tek ideja për ta bërë atë shtëpi. Është kontributi i saj për ta bërë atë shtëpi. Është një hapësirë e shtrirë në një kat. Ka një veçanti që muret e jashtme dhe të brendshme i ka një, por do vijë dita që me siguri do jetë pikë referimi nga pikëpamja e arkitekturës.

Fevziu: Sa para ka Edi Rama?

Rama: Unë nuk kam asnjë qindarkë në xhepin tim që është fituar nga puna e të tjerëve. Për një arsye shumë të thjeshtë, se unë e kam patur shumë të qartë që në këtë botë jemi për të kaluar, jo për të ndjenjur.