Sa ndikon shtesa prej 10 eurosh në rritjen e natalitetit?

Në Kosovë po propozohen shkemat për fëmijë 10 euro pèr çdo muaj.

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka premtuar që kjo rezolutë do të realizohet.

Ballkani.info, ka kontaktuar me sociologun, Valter Nasufin i cili mendon që 10 nuk janë asgjë krahasuar me varfërinë në të cilen përballet Kosova:

“Meqë Kosova konsiderohet një nga vendet më të varfëra në Evropë, 10 euro nuk do të mjafton aspak, qoftë edhe si shtysë. Për shkak se kushtet e shqiptarëve të cilët jetojnë në këtë vend janë tepër të vështira sa që luftojnë për mbijetesë, dhe si e tillë kjo shumë në fakt nuk zgjedh asgjë. Sepse, standarti i jetesës rritet nga viti në vit duke pasur parasysh këtu edhe inflamacionin”, tha Nasufi.

Më tutje, Nasufi shpjegon për ndikimin socio-politik në natalitetin, ku sipas tij eksodi i vrullshëm që nga viti 2015 ka pasur efekte negative në çështjen e natalitetit:

“Sa kaq, mendoj që më shumë do të ishte e arsyeshme të rregullohej standarti i jetesës duke shtuar vendet e punës dhe gjëra të tjera si; si; guria e individit dhe fitimi i shpresës në një të ardhme të sigurtë në këtë vend. Ngase, një nga arsyet që ka rënë nataliteti në këtë vend janë migrimet. Që nga viti 2015 kemi pasur një eksod të madh të njerëzve që largoheshin drejtë vende të zhvilluara të Evropës për një jetë më të mirë. Ngaqë faktorët që ndikojnë në rritjen e natalitetit është ai biologjik, socio-ekonomik dhe psokologjik. Rrjedhimisht faktorët socio-politik janë shumë të rëndësishëm, prandaj kur kemi një jetesë më të mirë për pasoj do kemi edhe rritje të natalitetit. Shkurt, duhet kushte më të mira jetese”, theksoi ai.

Sipas sociologut, Valter Nasufi pushimi i lehonisë duhet të zgjatë 12 muaj dhe të paguhet me normën 100% të pagës:

“Politika popullative e vendeve të zhvilluara për shtimin e natalitetit nuk janë vetëm shtesat e fëmijëve siç u propuzua, por gjithashtu është edhe ndihma ekonomike për numrin e fëmijëve të lindur. Po ashtu, pushimi i lehonisë duhet të shkoj në 12 muaj dhe të paguhet 100% të rrogës. Gjithashtu, duhet të shtohet siguria shëndetsore si e fëmijës ashtu edhe e nënës që të ndilojnë si faktor shtesë në rritjen e natalitetit”, përfundoi sociologu, Valter Nasufi.

Çështja e natalitetit mbetet e diskutuar në opinionin publik. Kosova ka rënje të natalitetit krahasuar me periudhat e para-luftës. /Ballkani.info/