Importi

Sa milion euro mish hanë shqiptarët në vit nga importi

Genc Juka, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Agrare i ftuar në “Ekopolitikë” në Ora News, tha se shqiptarët konsumojmë 180 mln euro mish importi në viti.

Juka: Shqipëria importon 180 mln euro mish çdo vit. Nuk do ishte e udhës që të stimulohej gjithë ky sektor që gjithë këto para të mos ikin nga Shqipëria. Duke i bërë të interesuar fermerët që të zmadhojnë fermën, këto para t’i mbash në Shqipëri. Shqipëria importon gjysmë miliardë euro mish, soje, grurë. Po doli ndonjë të më thotë si është raporti import-eksport, jo me fol marrina, asnjë nuk e di. Nuk kemi asnjë të dhënë statistikore për këtë. Po nuk i pate nuk krijon dot një politikë të mençur.