Sa ka vërtet integritet Policia e Kosovës

Ditëve të fundit të gjithëve na bëri krenar një raport i Transparency International, I cili Policinë e Kosovës e renditi si një nga institucionet më jo te korruptuara dhe profesionale në Evropën juglindore. Si vend me shumë pak lajme të mira kjo na bëri të ndihemi të lumtur për disa momente, përshak se lajmet positive janë aq të rrala në mediat tona. Mirëpo, pas secilit entuziazëm njerëzit fillojnë të reflektojnë dhe të pyesin sa me të vërtetë kemi një polici e cila është profesionale?!

Shumica e njerëzve që e përcjellin nga afër rritjen e këtij institucioni, që nga themelimi pajtohen se në një vend ku korrupsioni shënon rekordet evropiane, policia nuk mund të jetë institucion i cili me sukses e kryen punën e vet. Në qoftë se ta zëmë, policia do të ishte profesionale dhe njerëzit e korruptuar do të hetoheshin, arrestoheshin dhe me sukses do të dënoheshin për të gjitha fenomenet negative të pas luftës. Të tilla dorën në zemër kemi mjaftueshëm, si privatizimi, prokurimi, licencat për eksploatim të resurseve natyrore e deri tek ndërtimet me e pa leje të cilat shërbejnë si oaza të shpërlarjes së parasë.

Mirëpo jo vetëm në hetimin e krimeve ka dështuar Policia e Kosovës! Nuk kanë qenë të rralla rastet kur ka pasur probleme të thella me integritetin e brendshëm. Në Policinë e Kosovës, prokurimi ka qenë një nga shembujt më të keq. Blerja e veturave të Policisë, ka qenë një nga proceset më të gjata dhe më i dyshimt që nga pas lufta në Kosovë. Po kështu probleme ka pasur e madje njerëz janë shkarkuar nga detyra për blerjen e natftës për policinë. E të till shembuj ka plot, si uniformat e policisë e cka jo.

Mirëpo pyetja e cdo studjuesi do të ishte pse Policia e Kosovës perceptohet si një institucion I besueshëm në Kosovvë? Personalisht mendoj sepse në Kosovë, Policia është me representative, janë më të rinjë në moshë, kanë uniforma më të bukura dhe janë shumë të pranishëm në trafik. Korrupsioni I nivelit të ulët si ta zëmë ryshfeti, nuk është fenomen shumë i përhapur. Kur të njëjtën e krahasojmë me vendet si Shipëria, ku polici të ndalon për të marr nga ju 100 lek (dicka më pak se 1 euro), apo Serbia, Maqedonia nuk ka dyshim se Policia e Kosovës do të radhitej më mirë se këto të fundit.

Radhitja më e mirë se e disa policive të rajonit, nuk do të thot domosdo se ne i kemi punët mirë. Përkundrazi, kemi krizë rajonale dhe ne jemi më pak të prekur. Kjo është e tëra!

*Studente e Shkencave Politike, Marëdhënie ndërkombëtare dhe Integrime Evropiane