Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se tentimi i SHBA-ve për nënshkrimin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë ështe i ngjashëm me versionin e marrëveshjes Egjipt-Izrael në vitin 1978.

Presidenti amerikan, Donald Trump në një letër dërguar presidentit të Kosoves, Hashim Thaçi tha se dëshiron arritjen e një marrëveshje historike në mes Serbisë dhe Kosovës duke aluduar në atë që mos-pranimi i kësaj marrëveshjeje do të ishte një hap shumë prapa.

Në anën tjeter presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq tha se Kosova dhe Serbia janë shumë larg në arritjen e një marrëveshje historike duke iu referuar “provokimeve” që sipas tij ka bërë Prishtina zyrtare në rastin e sanksioneve ekonomike duke vendour 100% taksë ndaj produkteve që Serbia eksporton në Kosovë dhe votimit të projekt-ligjeve të transformimit të FKS-së në Ushtri me 14 dhjetor të miratuar nga Kuvendi i Reublikës së Kosovës, raporton Ballkani.info.

Por, si kishte rrjedhur marrëveshja në mes Izraelit dhe Egjiptit?

Dallimet në mes tyre ishin të mëdha pasi që ky konflikt kishte implikime në shumë epoka historike.

Konflikti në mes Izraelit dhe shumë shteteve myslimane kishte filluar në vitin 1948. Formimi i Izraelit si shtet në Lindjen e Mesme u kundërshtua ashpër nga arabët të cilët e konsiderojnë atë si tokë të shenjtë.

E pikërisht Izraeli gjendet në tokën e Shamit. Në terminologjinë islamike, “Shami” cilësohet si toka e shenjtë në të cilin nuk do të shkel Dexhalli( një krijesë misterioze që sipas burimeve autentike islamike do të jetë shenjë e madhe e kijametit). Ai nuk do ta shkel Tokën e Shamit e cila përfshinë, Sirinë, Libanin, Jordaninë, izraelin dhe një pjesë të Turqisë në kufij me Sirinë, pretendohet nga doktrina në fjalë.

Rëndësia e tokës së Shamit është çështje fetare edhe për myslimanët edhe për hebrenjët. Hebrenjët pretendojnë që kjo tokë është e premtuar nga Zoti, derisa myslimanët e shohin si tokë të vjedhur nga hebrenjët.

Pas disa luftërave në mes arabëve dhe Izraelit të vitit 1949, 1956, 1967 kishte lindur nevoja për një marrëveshje që do ta stabilizonte Lindjen e Mesme.

Por, nuk ishin shikuar rrënjet historike të problemit, ndarjet në mes tyre, mënyrën më të mirë për të gjetur marrëveshjen. Ishtë kërkuar detyrimisht një marrëveshje. Kjo marrëveshje ishte kritikuar nga të gjithë arabët, me përjashtim të Egjiptit që në atë kohë udhëhiqej nga Anwar Sedat.

Presidenti i Egjiptit, Anwar Sedat dhe kryeministri i Izraelit, Menachem Beqin kishin arritur marrëveshje në vitin 1978.

Në marrëveshje kanali, Suez Cana, kishte mbetur jashtë ushtrimit të plotë të Egjiptit mbi të. Ishte arritur armë-pushimi. Marrëveshja ishte kundërshtuar ashpër në gjithë Lindjen e Mesme me protesta masive e shumë të dhunshmë, luftërat nuk ishin ndalur edhe më tutje përkundër përpjekjeve për paqe.

Traktati i paqes kishte përfshirë kushtin, të quajtur Aktivitetet Dakord Mekanizmi që i lejon së bashku Egjipti dhe Izraeli për të ndryshuar rregullimet e trupave egjiptiane në Sinai, pa pasur nevojë për të shqyrtuar zyrtarisht traktatin vetvete. Izraeli ka lejuar Egjiptin të vendosë forca në Sinai qendrore dhe lindore nga shqetësimet e ndërsjella të sigurisë.

Të dy liderët kishin fituar çmimin Nobel për Paqe, përderisa presidentit të Egjiptit i ishtë bërë një atentat. Marrëveshje e jetësuar kishte efekte afat-shkurtëra, për të vazhduar më pastaj me një mori sulmesh të Izraelit mbi Palestinën. /Ballkani.info/