Ish-ylli i “Strictly Come Dancing”, Robin ‘Bobby’ Windsor, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare.

Ai kërceu në shfaqjen e BBC midis 2010 dhe 2015 dhe ishte partner me yje si Patsy Kensit, Anita Dobson, Lisa Riley dhe Deborah Meaden.

Robin performoi me Susanna Reid në “Children In Need” të 2011-ës dhe prezantuesen e “This Morning”, Alison Hammond, në specialen e Krishtlindjeve 2015.

Vdekja e tij u njoftua në faqen zyrtare në Facebook të “Burn The Floor” – një kompani kërcimi që ai themeloi në 1997.

Ata thanë se ai do të linte “një zbrazëti në zemrat tona që nuk do të mbushet kurrë”.

Në deklaratën e tyre thuhej: “Familja Burn the Floor (BTF) ka humbur një nga anëtarët e saj themelues, Robin “Bobby” Windsor – i cili ka ndërruar jetë tragjikisht”.