Sa e rrezikuar është Shqipëria nga zjarret, raporti i Gjeoshkencave

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot pasdite dhe nesër të gjithë qarqet nuk do kenë rrezik për zjarre.

Qarqet Fier, Lezhë dhe Elbasan pritet të kenë rrezik më të lartë krahasuar me qarqet e tjerë të vendit.

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Për sa i përket reshjeve sot pasdite dhe nesër nuk do jenë të pranishme.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 14 / 25 °C, në vendet e ulëta: 13 / 27 °C dhe në vendet malore: 8 / 22 °C.