“Sa e mirë je bo” – Live në Instagram gjatë orës së mësimit nxënësi ngacmon mësuesen

Mbrëmjen e djeshme, në rrjetet sociale është publikuar një video të një nxënësi, i cili ishte futur Live në Instagram në orën e mësimit.

Nëpërmjet, asaj video, ai tallej me shokët e klasës edhe me mësuesen, e cila dukej që po jepte mësim.

Së fundmi, pas reagimeve është shprehur se e gjitha ka qenë për humor dhe asgjë më shumë.

Sipas tij, ai rrezikon edhe përjashtimin nga shkolla, pas publikimit të videos.