Sa do të zgjasë mungesa pa ngrohje në kryeqytet, flasin nga Termokosi

Ndërmarrja Publike “Termokos” sot njoftoi për ndaljen me ngrohje për të gjithë konsumatorët në kryeqytet.

Arsyetimi i Termokos ishte se kjo ka ardhur si shkak i pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.

Por se sa do të zgjasë mungesa pa ngrohje, ende nuk dihet.

Reporteri.net ka kontaktuar zëdhënësen e Termokosit Afërdita Uka, për të mësuar nëse ka gjasa që ngrohja të rikthehet në periudhë më të shkurtër, porse ajo ka njoftuar se janë në pritje për të kuptuar kur do të rikthehet ngrohja.

“Jemi në pritje edhe ne. Na është sugjeruar që deri pasdite të presim një përgjigje se kur mund të rregullohet. Sapo të ketë hapa pozitivë do t’ju njoftojmë”, u shpreh Uka.

Sipas njoftimit të sotëm, aktualisht me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.

“Termokos” është furnizues lokal për ngrohje qendrore në Prishtinë.