Sa do të presin sot mërgimtarët për të hyrë në pikat kufitare

Bashkëatdhetarët që po vijnë në Kosovë u duhet të presin vetëm pesë deri në 10 minuta në Merdare, e njëjta gjendje është edhe për të dalur.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar te pikëkalimi Dheu i Bardhë pritja për të hyrë në Kosovë është dhjetë deri në 15 minuta, ndërsa për të dalur pritja rezulton të jetë më e gjatë deri në 40 minuta

Në pikat kufitare Jarinje, Multivodë për të hyrë dhe për të dalur pritja është vetëm tre deri në pesë minuta.

loading…