S4MM ribashkohet me ish-gruan, janë në pritje të fëmijës së parë

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, në fillim të vitit të kaluar njoftoi se ka ndarë rrugët me bashkëshorten e saj, Filis Ismaili.

Çifti, të cilët kishin pak muaj që u martuan, konfirmuan ndarjen në rrjete sociale duke hequr të gjitha fotografitë e duke mos ndjekur më njëri-tjetrin në Instagram.

Pas më shumë se një viti – në emisionin ‘Prive’ në kuadër të rubrikës ‘vërtetë, e pavërtetë’ thuhet se dyshja janë në pritje të fëmijës së parë.

S4MM dhe Filis Ismaili (Foto: Arkiv/Instagram)

Kjo lë të nënkuptohet se të njëjtit janë rikthyer bashkë dhe se tani po bëhen prindër për herë të parë.

Megjithatë, në rrjete sociale nuk është se u kuptua ndonjë gjë lidhje me këtë pasi të dy mbeten më të rezervuar.

S4MM dhe Filis Ismaili (Foto: Arkiv/Instagram)

Filiz përndryshe prej vitesh jeton dhe vepron në Belgjikë, ku edhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

S4MM në anën tjetër këtë kohë ka qenë i fokusuar në karrierë, projekte të reja muzikore./Telegrafi