Ryan Giggs dyshohet se sulmoi të dashurën e tij

Trajneri i kombëtares së Uellsit, Ryan Giggs, është arrestuar mbrëmë nën dyshimet se ka sulmuar të dashurën e tij. Ai ka mohuar akuzat ndërsa përfaqësuesit e tij kanë thënë se Giggs është duke bashkëpunuar me policinë.

Për incidentin në fjalë, Shoqata e Futbollit të Uellsit, ka anuluar një konferencë për media ku Giggs do caktonte skuadrën e tij për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

Ajo ka thënë se janë në dijeni për rastin e pretenduar, shkruan CNN.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se e lënduara është 30-vjeçare ndërsa ka pësuar lëndime të lehta.