Sot, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, i është drejtuar qytetarëve me një mesazh të qartë optimizmi dhe përkushtimi:
“Bashkëvendas të mi, po e hapim zyrtarisht fushatën. Në ditët në vijim do ta ndaj me secilin prej jush vizionin që e bën Junikun qytetin që të gjithë e duam! Na priftë e mbara!”
Ky ftesë shënon fillimin e një etapeje të re, ku shembulli flet më shumë se fjalët, dhe rezultatet që janë realizuar deri tani dëshmojnë përkushtimin për një Junik të zhvilluar dhe modern.







