Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, iu ka bërë thirrje junikasve që jetojnë jashtë Kosovës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Të dashur mërgimtarë, ju jeni gjysma e zemrës së Junikut! Fuqia juaj është vendimtare, sepse vota juaj mund të përcaktojë të ardhmen e Junikut për 4 vitet e ardhshme! Deri tani, 577 bashkëqytetarë nga mërgata janë regjistruar për të votuar. Faleminderit për këtë hap të rëndësishëm për vendlindjen!”, ka shkruar ai.

Sipas tij, regjistrimi mbyllet më 29 gusht 2025 dhe tani është momenti që ata që nuk janë regjistruar ta bëjnë një gjë të tillë dhe se kjo procedurë merr kohë vetëm 30 minuta.

👉 Linku për regjistrim: http://diaspora.kqz-ks.org

“Pse ka rëndësi kjo? Sepse mërgata është forca që mund ta bëjë Junikun të fitojë pa balotazh, pa humbur kohë, pa harxhuar buxhet me fokus të plotë në punë, zhvillim dhe projekte konkrete për qytetin tonë. Vota juaj nuk është vetëm një numër. Ajo është: * një përqafim për vendlindjen, * një zë që ndjehet në shtëpi, * një pjesëmarrje aktive në të ardhmen që duam të ndërtojmë së bashku”, ka shkruar Shehu.

Ai ka shtuar se qëllimi është më shumë se 1,000 mërgimtarë të regjistruar dhe me ndihmën tuaj, kjo është plotësisht e arritshme!

Postimi i plotë: