Ruzhdi Shehu: Shpresa e vetme për Junikun mbetet LDK-ja, fitorja jonë çdo ditë e më afër

Ruzhdi Shehu, kandidat i LDK-së për kryetar të Junikut, sot ka pritur për vizitë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetin Armend Zemaj.

Ata të shoqëruar edhe nga zyrtarë tjerë të LDK-së kanë bërë homazhe pranë shtatores së heroit Edmond Hoxha, si dhe pranë lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve të Junikut.

“Shpresa e vetme për Junikun mbetet vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës. Prandaj fitorja jonë është çdo ditë më afër”, ka thënë Shehu.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Kryetari i LDK-së z. Lumir Abdixhiku, i shoqëruar edhe nga deputeti Armend Zemaj, sot ishin për vizitë në Junik. Me këtë rast janë bërë homazhe pranë shtatores së Heroit Edmond Hoxha si dhe pranë lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve të Junikut.

Kryetari i LDK z. Lumir Abdixhiku ka konfirmuar sërish përkrahjen dhe përkushtimin pa rezervë të LDK-së për të siguruar një jetë më të mirë për qytetarët e Junikut pas 17 tetorit.

Fokusi ynë është fuqizimi i rinisë dhe diasporës së Junikut së bashku me përmisimin e gjendjes në ekonomi, arsim, kulturë, turizëm dhe bujqësi.

Shpresa e vetme për Junikun mbetet vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës. Prandaj fitorja jonë është çdo ditë më afër.
R.Sh.