Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Junik tashmë funksionon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke ofruar shërbime me staf profesional dhe pajisje moderne.

Shehu ka theksuar se risia më e madhe është vendosja e aparaturës së rentgenit, e cila deri më tani nuk ka ekzistuar në këtë qendër.

“Atë që të tjerët e premtuan tre mandate, ne e realizuam në vitin e parë të mandatit tonë. Vazhdojmë +4”, ka deklaruar ai në një postim publik.

Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Junikut.