Kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka paralajmëruar një nga projektet e para që do të realizohen pas zgjedhjeve të 12 tetorit. Ai ka bërë të ditur se menjëherë pas fitores do të fillojë ndërtimi i sheshit “Edmond Hoxha” në qendër të Junikut, me një vlerë investimi prej rreth 5 milionë euro.

“Projektin e detajuar e kemi të gatshëm dhe tanimë kemi siguruar edhe mjetet e nevojshme financiare për të realizuar këtë projekt. Urime të gjithëve. Vazhdojmë +4”, ka deklaruar Shehu.