Kandidati për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur planin e tij për mandatin e dytë qeverisës, duke paralajmëruar një sërë skemash mbështetëse për qytetarët në fusha të ndryshme sociale dhe ekonomike.
Sipas Shehut, komuna do të jetë më afër qytetarëve se kurrë më parë, përmes subvencioneve konkrete që prekin drejtpërdrejt jetën e tyre të përditshme.
Në njoftimin e tij, ai ka theksuar se:
- Për nënat lehona, Komuna e Junikut do të ndajë nga 300 euro për çdo lindje;
- Do të ndahen 400 euro për mbulimin e shpenzimeve të procedurave të varrimit;
- Komuna do të mbulojë shpenzimet e shërbimit për të sëmurët kronikë;
- Fermerët do të subvencionohen me pajisje moderne bujqësore;
- Do të ofrohen bursa për nxënësit dhe studentët;
- Do të ketë gjithashtu mbështetje për OJQ-të dhe sportistët e Junikut.
“Shehu” theksoi se këto masa janë pjesë e angazhimit për një Junik më të zhvilluar e më solidar, duke përfunduar me mesazhin: “Vazhdojmë +4 pa balotazh.”







