Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se kjo komunë po bëhet me Park Solar.

“Komuna e Junikut gjithmonë ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë projektet inovative që sjellin zhvillim për vendin tonë. Duke lehtësuar procedurat administrative dhe duke qenë pranë investitorëve, ne krijojmë një klimë të favorshme për ide të reja zhvillimore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Një nga projektet më domethënëse në këtë drejtim është impianti fotovoltaik “Parku Solar Juniku A dhe B”, i cili ka për synim prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme – energjia diellore”, ka shkruar Shehu.

Sipas Shehut, kapaciteti i këtij parku do të jetë 100 megavat energji elektrike, ndërkaq kostoja e investimet rreth 42 milionë euro.

“Projekti i energjisë së gjelbër “Parku Solar Juniku A dhe B” pritet të sjellë përfitime të mëdha për komunën dhe më gjerë: • Prodhim të energjisë së pastër – me ndikim minimal në mjedis. • Mundësi punësimi dhe bashkëpunimi për kontraktorët dhe furnitorët lokalë. • Stabilitet energjetik për Kosovën, duke shtuar kapacitetin nga burimet e ripërtëritshme. • Rritje të prodhimit vendor të energjisë elektrike, duke zvogëluar varësinë nga burimet tradicionale. • Shembull frymëzues për investime të tjera inovative në të ardhmen”, ka shkruar tutje Shehu.

Postimi i plotë: