Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se sot kanë vazhduar punimet për asfaltimin e rrugëve në lagjen Goqaj, ndërsa punime janë zhvilluar edhe në rrugën e Bjeshkës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Shehu ka përgëzuar me ironi Gllogjanin për koalicionin e arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Junik, duke shtuar po ashtu me ironi se “më 9 nëntor, humbja e tyre nuk do të jetë për 400 vota si në rundin e parë, por do të thellohet në 700 vota”.

“Koalicioni ynë është me qytetarët e Junikut. Prandaj ne do të vazhdojmë me punën dhe projektet për të mirën e Junikut”, ka theksuar Shehu.