Ruzhdi Shehu ia numëron me radhë dështimet Agron Kuçit, thotë se në Junik fiton pa balotazh

Sonte në RTK është zhvilluar debati për Junikun ndërmjet kandidatëve për kryetar të kësaj komune.

Kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu, pasi e ka prenzatuar programin e tij i bazuar në 18 prioritete, për të cilat ka thënë se do të realizohen të gjitha deri në fund të mandatit katërvjeçar, e ka kritikuar kryetarin aktual të Junikut, Agron Kuçin për mos mbajtje të premtimeve, shkruan Ballkani.info.

“Këto premtime kryetari i ka jap para 12 viteve kur e ka marrë pushtetin në Junik. Është punuar në rrugë, por nuk janë finalizuar projektet. Me ardhjen e qeverisjes së LDK-së në Junik unë iu garantoj qytetarëve se ky projekt të përfundojë deri tek Lugu i Gatë”, ka thënë Shehu.

Ai tutje ka thënë se disa herë janë ndërprerë kontratat për shkak të shkeljeve ligjore që kanë ndodhur nga pushteti aktual i Junikut.

“Këto nuk i them unë, por i thotë raporti i Auditorit për vitin 2020. Edhe për rrugët, edhe për qendrën e turizimit ka tejkalime apo shkelje të procedurave ligjore”, ka thënë Shehu, duke shtuar se Kuçi nuk i ka pasur prioritet këto dy rrugë, Rrugën e Bjeshkës dhe qendrën e turizimit.

Tutje Shehu është shprehur se është i bindur se do ta fitojë garën në Junik dhe atë qysh në raundin e parë. /Ballkani.info/