Shefi i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u pyet për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri për mbrojtje territoriale dhe nëse NATO-ja ka ndryshuar qëndrim karshi kundërshtimeve që kishte pasur në vitin 2018 kur kishin kaluar ligjet për ushtrinë.
Rutte u kujdes të saktësojë sa i përket Aleancës së Atlantikut të Veriut, që kjo e fundit në Kosovë ka mandat vetëm me Rezolutën 12/44 dhe se mbi të përcaktohet qëndrimi i vet.
“Mandati është që të sigurohemi se FSK-ja të ketë ato për çka ka nevojë për të qenë efektive në rolin e saj humanitar në Kosovë.
Ky është saktësisht mandati që NATO ka, për të ndihmuar FSK-në të zhvillohet mirë e më mirë që të jetë forcë humanitare, kur të ngriten çështje humanitare.







