Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, i ka pritur në takim homologët, Mark Rutte nga Holanda dhe Xavier Bettel nga Luksemburgu.
Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast kryeministri holandez, Mark Rutte, ka bërë të ditur se ka shprehur brengat e tij lidhur me tensionet në veri të Kosovës.
“Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër të parat shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Përfshirja jonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor është me afërt se kurrë. Kështu tentojmë të forcojmë dhe zgjerojmë këtë angazhim në nivel bilateral dhe evropian.” – tha ai në një konferencë për media pas përfundimit të takimit.
Tutje, Rutte shtoi se stabiliteti në rajon është shumë i rëndësishëm dhe se situata në veri duhet të deeskalohet.
“Konsideroj se agresioni i Rusisë e ka bërë këtë edhe më të rëndësishme se kurrë më parë. Stabiliteti regjional është proces tejet i rëndësishëm, sot i shprehëm brengat tona për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Holanda dhe Luksemburgu tentojnë të deeskalojnë situatën dhe të normalizohen raportet mes dy shtetet. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen ën rajon, por drejt integrimit, mbrojtja, liria e sundimit të ligjit.” – deklaroi ai.
Po ashtu, kryeministri holandez konfirmoi se sot do të kenë një diskutim me OJQ-të në Kosovë.







