Përfaqësuesja e Rusisë në Këshill të Sigurimit të OKB’së ka vjellur vrerë kundër shqiptarëve e Kosovës, duke mbrojtur Serbinë.

Ajo ka përmendur gjerë e gjatë bombardimet e NATO’s ndaj Serbisë.

‘’Pozita e Federatës Ruse mbetet e pandryshuar. Ne avokojmë arritjet si nga Beogradi e Prishtina për një zgjidhje të përafrueshme për dy palët. Ky mars ka shënuar 23 vjetorin e bombardimit të Beogradit. Mijëra civilë janë zhdukur…’, ka thënë ajo.

‘’Të paranueshme përpjekjet e Prishtinës që të bindë ndërkombëtarët për pafajshmërinë e pretenduar të UÇK’së. Lavrov ka paralajmëruar për pasojat njerëzore të akteve të NATO’s. pasojat për reziliencën e tërë sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Perëndimi e ka nisur petkun e policit botëror dhe ka hapur kutinë e Pandorës.’’

‘’Marrëveshja e Brukselit nuk kanë arritur rezultate të prekshme. E kanë sabotuar krijimin e Asociacionit.