COVID-19

Rusia raporton numër rekord të vdekjeve nga koronavirusi brenda ditës

Rusia të martën ka njoftuar se 174 persona kanë vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve. Është numri më i madh i të vdekurve në Rusi nga COVID-19 brenda 24 orëve, shkruan agjencia Reuters.

Shifra totale e të vdekurve në Rusi nga koronavirusi i ri ka arritur në 3807. Ndërkohë autoritetet ruse kanë raportuar 8915 të infektuar të rinj, duke dërguar shifrën totale të infektuarve në 362.342.

Kujtojmë që Rusia, SHBA-të dhe tashmë Brazili, janë shtetet me më së shumti raste të reja me COVID-19.