LAJMI I FUNDIT

Rusia pretendon se mercenarë nga Kosova e Shqipëria po dërgohen në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka thënë se merecenarë nga Kosova dhe Shqipëria, veç tjerëve, po rekrutohen për t’u vendosur në Donbass, në juglindje të Ukrainës.

Në një konferencë për media ai ka shtuar se Rusia po e kontrollon me kujdes këtë informacion,.

Lavrov potencoi edhe bisedën që presidenti rus Vladimir Putin kishte pasur me kancelarin gjerman Olaf Scholz, e ku ky i fundit kishte thënë se NATO kishte parandaluar një gjeoncid të kosovarëve dhe se gjithçka kishte përfunduar me sukses e tani rajoni po lulëzon. Lavrov theksoi se rajoni është “larg nga lulëzimi”.

Ai ka shtuar se Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren për krim.

“Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren pjellor për krim. Ka terroristë, tregtarë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, ndër të tjera, për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë. Ne po e rishikojmë këtë informacion tani”, tha ministri i Jashtëm.

Situata Ukrainë-Rusi vazhdon të jetë e tensionuar pasi shqetësimeve për një sulm të mundshëm nga Rusia.