Dialogu

Rusia nuk i beson SHBA-së, dyshon në vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Bocan-Harchenko dyshon nëse qëndrimi i tanishëm i SHBA-ve mund të sjell shanse për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Bocan-Harchenko ka deklaruar se Rusia tani për tani në qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën nuk sheh ndryshime që mund të sjellin shanse për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ai për “Veçernje Novosti”, duke komentuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për emërimin e të dërguarit special për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka thënë se Rusia disa herë ka paralajmëruar se duhet analizuar qëndrimin e SHBA-së ndaj Kosovës dhe bisedimeve, përcjell lajmi.net.

Në pyetjen nëse me veprimet e fundit të Shtëpisë së Bardhë, emërimin e Matthew Palmer për përfaqësues special për Ballkanin perëndimor dhe detyrën e zhbllokimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, është zvogëluar roli i BE-së në procesin e bisedimeve, Bocan-Harchenko ka thënë se Brukseli vetes ia ka zvogëluar rolin duke lejuar që Prishtina të bllokojë marrëveshjet paraprake, të vendos taksë, dhe të bëjë gjithçka në bllokimin e dialogut.

“Nëse ekziston dëshira për vazhdimin e dialogut, duhet marrë parasysh kërkesat e Beogradit. Kjo është çështja që kërkon vëmendje të madhe”, shtoi ai.

Grenell sot në Beograd do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

loading…