Organizata Ndërkombëtare e Turizmit e OKB-së ka vendosur ta suspendojë Rusinë duke ia hequr të gjitha të drejtat si pjesëtare e kësaj organizate.

Ky vendim është marrë të mërkurën gjatë një seance të jashtëzakonshme, raporton CNN.

Shteti i Rusisë ka refuzuar ta mbrojë anëtarësinë dhe pozitën e saj, ndaj edhe ka vendosur të tërhiqet para se të ekzekutohet vendimi.

Këtë vendim e bëri të ditur vetë Organizata e Turizmit përmes një shkrimi në Twitter.

Foto nga takimi i anëtarëve të Organizatës Ndërkombëtare të Turizmit e OKB-së e cila suspendoi Rusinë të mërkurën

“Gjatë një seance të jashtëzakonshme, anëtarët e Organizatës Ndërkombëtare të Turizmit e OKB-së kanë vendosur ta suspendojnë Rusinë. Qeveria ruse refuzoi ta mbronte pozitën e saj, ndaj deklaroi tërheqjen nga Organizata”, u deklaruan nga ata.

UNWTO Members voted to suspend Russia.

Meeting for a first extraordinary UNWTO General Assembly, Members debated the suspension of Russia from the Organization.

🇷🇺 declined to step up and defend its position, and announced its withdrawal from UNWTO.

🗞https://t.co/WXM5T7Qnpj pic.twitter.com/S3qUTxBgAE

— World Tourism Organization (@UNWTO) April 27, 2022