Gjykata e Qytetit të Moskës ia ka zgjatur arrestin e burgut gazetarit, Ivan Safronov deri në tetor të këtij viti. Ai ka qenë në qendrën e paraburgimit në Lefortovo të Moskës për gati një vit dhe po akuzohet për tradhëti bazuar në nenin 275 të kodit penal të Rusisë. Sipas vendimit të gjykatës, gazetari Safronov do të jetë në paraburgim të paktën deri më 7 tetor.
Avokatët dhe bashkëpunëtorët e gazetarit kujtuan se më 7 korrik të këtij viti bëhet saktësisht një vit që Safronov po mbahet në paraburgim pa asnjë fakt. Më 24 qershor të këtij viti u bë e njohur se hetuesi në çështjen Safronov, Alexander Chaban, i ofroi gazetarit bashkëpunim në këmbim të një thirrjeje nga nëna e tij. Kjo nga pala mbrojtëse u konsiderua lojë e pistë e pushtetit të Putinit që po bën me mediat, për t’i shantazhuar dhe zmbrapsur.
Dmitry Katchev, avokati i gazetarit tha se për këtë gjest “Ivan nuk do ta falte hetuesin për këtë, duke thirrur nënën e tij në këmbim të bashkëpunimit”. Në tetor gazetari Safronov i kërkoi FSB-së që ta lejonte të uronte nënën e tij për ditëlindjen me telefon, por hetuesi nuk e lejoi ta bënte këtë, duke iu referuar faktit se bisedat telefonike “në kushtet e qendrës së paraburgimit nuk lejohen me arsyetimin e cenimit të sigurisë”.
Safronov u arrestua në korrik të vitit 2020 me akuzën për tradhti, duke pretenduar se ka bërë transmetimin e të dhënave të inteligjencës në llogari të Çekisë, por deri më tani asnjë nga e pretendimet e akuzave nuk janë vërtetuar dhe as dëshmuar.
Gazetari në shkrimet e tij kishte kritikuar ashpër presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për lidhjet e tij me kprrupsonin dhe favorizimin e miqëve duke i kthyer në milioner. Në një rast Putin madje kishte pasur kohë të merrej me gazetarin, duke e akuzuar për tradhti, e që më vonë kjo ishte parë si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë nga shoqëria civile. /Ballkani.info/







