Pandemia

Rusia i manipulon shifrat për vdekjet nga COVID-19, për t’u mburrur me vdekshmërinë e ulët. Vdekshmëria reale së paku tri herë më e lartë

Ditëve të fundit në Rusikanë filluar tëngritën dyshime në lidhje me raportimet zyrtare për të infektuarit me COVID-19 dhe për viktimat. Ka raste kur edhe zyrtarështetërorë, kryesisht nga radhët e pushtetit lokal e konfirmojnë që numri i të infektuarve është shumë herë më i madh sesa që e tregojnë shifrat zyrtare, por ata këtë e arsyetojnë se ka shumë persona që janëasimptomatik.

Për shkak se shumica e mediave ruse kontrollohen nga Kremlini, zërat kritik mund tëdëgjohen vetëm në një numër të vogël të mediave të pavarura. Si raportojnë mediat e pavarura ruse, Tvrain.ru dhe novayagazeta.ru, shkalla e vdekshmërisë në Rusi është shumë herë më e madhe se të dhënat zyrtare. Thuhet se si viktima tëkoronavirusit janë duke u llogaritur vetëm ata persona që nuk kanë sëmundje përcjellëse dhe që vdesin në spitalet ruse.

Për të argumentuar dyshimet në lidhje me numrin e të vdekurve nga koronavirusi, është bërë një hulumtim duke llogaritur shkallën mesatare të vdekshmërisënë Moskë për muajin prill. Për të llogaritur shkallen mesatare tëvdekshmërisë, janë marr të dhënat e Institutit federal rus të statistikave “EMISS”, dhe atëpër periudhën 2006-2019. Nga të dhënat për 14 vite, shkalla mesatare e vdekjeve për muajin prill në Moskëështë 9991 persona. Enti i statistikave tëRusisë ende nuk i ka publikuar të dhënat për muajin prill, të dhënat pritet të publikohen në fund të muajit maj.

Ne një raport qëështë botuar nga të dhënat zyrtare tëZyrës së gjendjes civile të Moskës, thuhet se gjatë muajit prill në Moskë kanë vdekur 11846 persona. Nëse e krahasojmënumrin e të vdekurve gjatë muajit prill, me mesataren e vdekshmërisëpër muajin prill gjatë 14 vitet e fundit,kemi rritje prej 1855 personave.Nëse e kthejmë në përqindje i bije që shkalla e vdekshmërisë për muajin prill në Moskëështë rritur për 19%.

Qeveria ruse për muajin prill në qytetin e Moskës i ka raportuar 658 persona të vdekurve nga koronavirusi. Nëse i krahasojmë shifrat e të raportuarve të vdekurve për muajin prill, shkallën mesatare etë vdekurve për muajin prill dhe numrin e të deklaruar të vdekurve nga koronavirusi për muajin prill, kemi një dallim prej 1197 të vdekur më shumë. Dyshohet që shumica nga numri prej 1197 të vdekurve, janë të vdekur nga koronavirusi por nuk janë të raportuar si viktima tëkoronavirusit.

Në lidhje me rritjen e numrit,e të vdekurve për muajin prill, drejtori i Institutit për kërkimin të dhënave “Insight”, thotë qënë bazë të krahasimeve mund të themi që kemi rritjetë numrit të vdekurve, për rreth tri herë më shumë sesa qëështë numri zyrtar i të raportuarve si të vdekur nga koronavirusi, për qytetin e Moskës.

Nga zërat e pakët që janë prononcuar për media është edhe kirurgu i Klinikës spitalore nr.52 në Moskë, AleksanderVanyukov, i cili thotë se edhe pse klinika ku ai punon është një nga 20 klinikat e Moskës, si dhe është nga më tëpërgatiturat në Moskë, atu çdo ditë vdesin nga 10-20 pacientë me koronavirus.

Për media por në kushte anonimiteti është prononcuar edhe njëpatolog nga SantPetersburgu, i cili thotë se ai vetë ka diagnostikuar më shumë të vdekur nga koronavirusi, sesa ka parë në raportet zyrtare të spitalit. Ai për këtë i fajëson metodat e klasifikimit tëtë vdekurve, duke aluduar se personat që kanësëmundje përcjellëse e që vdesin nga koronavirusi nuk shënohen sitë vdekur nga koronavirusi, por nga sëmundja përcjellëse.

Flitet që një ndër arsyet se pse Moska zyrtare është duke i fshehur shifrat e të vdekurve nga koronavirusi ka të bëjë me populizmin e presidentit Putin, i cili dëshiron që në statistika të del më mirë se shtetet e zhvilluara perëndimore, në mënyrë që të mbulojë dështimet në sistemin shëndetësorë rus.

Gjithashtu kjo ndërlidhet edhe me rënien e shkallës së besueshmërisë së rusëve, tek presidentit Putin, si pasoj e rritjes së krizës ekonomike dhe cenimit të drejtave dhe lirive të njeriut në Rusi, posaçërisht grup moshave të reja ku një pjesë e konsideruar e tyre nuk e shohin ardhmërinë në Rusi, por ne ndonjë shtet të Evropës perëndimore ose SHBA.