Serbia po pret që Rusia të mbrojë interesat serbe në Kosovë, ndërsa Moska zyrtare i referohet vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010 për Kosovën “për të vërtetuar se referendumet në rajonet e Ukrainës për anëtarësimin në Federatën Ruse janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. Siç deklaruan ata, “në këtë mënyrë u vërtetua se shpallja e pavarësisë së një pjese të vendit nuk cenon asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare”, transmeton Paparaci.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë thuhet se nga data 23 deri më 27 shtator 2022, janë mbajtur referendumet për anëtarësimin në Federatën Ruse në Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, në rajonet Kherson dhe Zaporozhye. Janë publikuar rezultatet referendumit dhe pjesëmarrja u publikuan, dhe gjithashtu shkruhet se “shumica dërrmuese e votuesve mbështetën bashkimin me Rusinë dhe se banorët e Donbass, si dhe rajonet Kherson dhe Zaporozhye bënë një zgjedhje të vetëdijshme dhe të lirë në favor të Rusisë”.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse njoftoi se referendumet janë mbajtur në përputhje të plotë me standardet dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe më pas iu referua “rastit Kosova”.

“Populli i Donbasit dhe i Ukrainës jugore ushtroi të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje në përputhje me Kartën e OKB-së, marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nga viti 1966, Aktin Final të Helsinkit të OSBE-së të vitit 1975 dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së për Kosovën më 22 korrik, 2010. Ky i fundit ka konfirmuar se shpallja e njëanshme e pavarësisë së një pjese të vendit nuk cenon asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftim./Paparaci