Rusia e Putinit e dërrmuar ekonomikisht nga pandemia, shumë familje në varfëri të skajshme

Pavarësisht që në paraqitjet publike presidenti rus, Vladimir Putin, provon ta relativizojë krizën ekonomike, ky shtet tashmë po përballet me probleme serioze nga pandemia. Raportet ndërkombëtare nuk parashikojnë të ardhme të mirë ekonomike për Rusinë.

Shumë familje të ish-republikës sovjetike po përballen me probleme të mbijetesës dhe shteti nuk ka arritur t’iu del në ndihmë me pako financiare. Në raportin e hartuar nga UNICEF në bashkëpunim me Bankën Botërore rreth 20 për qind të familejeve në Rusi nuk kanë përfituar asnjë masë lehtësuese nga shteti dhe janë në gjendje të mjerueshme ekonomike. Raporti vlerëson se këto familje nuk arrijnë të sigurojnë ekzistencën mujore.

Familjet e varfra ruse, domethënë, 19 deri 20% me të ardhura të ulëta gjatë gjithë kohës së pandemisë nuk ka marrë fare pagesa sociale, vijon raporti.

Në përgjithësi, projektet kombëtare dhe programet shtetërore të qeverisë, pa marrë parasysh pasojat e pandemisë COVID-19, nuk siguruan arritjen e qëllimeve kombëtare të vendosura nga presidenti për rritjen e të ardhurave reale të rusëve dhe ulje të nivelit të varfërisë”, thotë raporti. Raporti thekson se sistemi rus i mbështetjes sociale duhet të modifikohet: çdo përfitim duhet të rrisë ndjeshëm nivelin e të ardhurave të përfituesve të tij, dhe përndryshe familjet rrezikojnë seriozisht mbijetesën muajve të ardhshëm.

Raporti vlerëson se pandemia COVID-19 dha goditje që do të kenë ndikim negativ afatgjatë në arritjen e qëllimeve kombëtare për rritjen e qëndrueshme të të ardhurave dhe uljen e varfërisë në vend. Në përgjithësi, shpenzimet e buxhetit të shtetit për ndihma sociale në Rusi janë rreth 2.8% të PBB-së në vit (më shumë se 3 trilionë rubla bazuar në PBB-në e vitit 2019), vlerësoi Banka Botërore. Një pjesë e konsiderueshme e të varfërve nuk marrin me të vërtetë përfitime sociale, konfirmon Elena Grishina, një studiuese kryesore në Institutin për Analizë Sociale dhe Parashikime, RANEPA.

“Kjo është për shkak të një numri problemesh, duke përfshirë mungesën e vetëdijes së popullsisë rreth masave mbështetëse, si dhe procedurën e ndërlikuar për marrjen e ndihmës shtetërore – mbledhja dhe përpunimi i dokumenteve që konfirmojnë certifikatat kërkojnë kohë dhe para”, shpjegoi ajo. “Nëse një person, për shembull, jeton në një fshat të largët, atëherë nganjëherë për të shkuar në qendrën rajonale dhe për të dorëzuar dokumentet e nevojshme, duhet të shpenzoni më shumë para sesa shuma nominale e përfitimit vetë”, thotë Grishina.

Raporti parasheh se gjendja nuk ka shpresa të përmirësohet as në 3 vitet e ardhshme bazuar në planin buxhetor që e ka planifikuar Rusia. Po ashtu rritja ekonomike e Rusisë ka pësuar rënie të madhe që nga rënia e ish-Bashkimit Sovjetik. Në terma real ekonomia ruse ka pësuar tkurrje mbi 9 për qind, që është edhe rënia më e madhe që ka përjetuar ky shtet në 3 dekadat e fundit. /Ballkani.info/