Rusia e gatshme ta ndihmojë ushtarakisht Serbisë nëse vendos të ndërhyjë në Kosovë!!

Konstantin Kosaçov ka vlerësuar si situatë para shpërthimit për të cilën ai ka thënë se është shkaktuar nga autoritetet kosovare.

Ai ka thënë se autoritetet kosovare me veprimet e fundit i kanë përkeqësuar raportet me fqinjtë.

Kryetari i Këshillit të Federatës Ruse për bashkëpunim ndërkombëtar, Konstantin Kosaçov ka thënë sot se Rusia mund t’i ofrojë mbështetje Serbisë në ruajtjen e sigurisë, nëse merr kërkesë nga Beogradi, transmeton Ballkani.info.

Kosaçov për FM Radio ka thënë se “Perëndimi po i mbështetë autoritetet kosovare që të hyjnë në konflikt me Serbinë”.

Ai ka shtuar se Prishtina i është shmangur kontrollit të “patronëve perëndimor”.

Sipas tij, kjo është situatë shumë e rrezikshme.

“Fatkeqësisht, autoritetet e Serbisë sërish duhet të vendosin që të pastrojnë pasojat e gabimeve të Perëndimit, por nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit me autoritetet ruse, nëse marrim kërkesë të përgjegjshme”, ka thënë Kosaçov.

Me fjalë tjera, ky zyrtari rus ka thënë se Rusia mund ta mbështesë ushtarakisht Serbinë nëse vendos të ndërhyjë në Kosovë. /Ballkani.info/

VIDEO: Nisja e ushtrisë serbe drejt kufirit me Kosovën ditën e aksionit të Policisë së Kosovës në veri