Pas debaklit në OKB

Rusia assesi të pajtohet me formimin e Ushtrisë së Kosovës, thotë se çon në konflikt rajonal

Rusia vazhdon të jetë fuqishëm në krah të Serbisë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe së fundi për Ushtrinë e Kosovës.

Pasi që thirri urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku mbramë u diskutua për formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe ku Rusia dhe Serbia pësuan debakël, pasi që shumica e vendeve i dhanë mbështetje ushtrisë, sot Moska zyrtare po e vazhdon betejën në twitter.

Ambasada ruse në Londër e citon sot deklaratën e përfaqësuesit rus në OKB, Nebenzia i cili mbrëmë në OKB tha se “formimi i Ushtrisë së Kosovës, ku brenda saj janë shumë kriminelë të ish UÇK-së, është shkelje e rëndë e Rezolutë 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe çon drejt një konflikti të ri rajonal”, shkruan Ballkani.info.

Në këtë twitt, ambasada ruse e ka përdorur një fotografi të UÇK-së, ndërsa Kosova është përmendur me hashtag #Kosova.

Rusia dhe Serbia thirrën për mbrëmë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, megjithatë vendet mike të Kosovës i dhanë mbështetje të fuqishme Ushtrisë së Kosovës,

SHBA, Britania e Madhe, Holanda, Polonia, Kuvajti… etj., dolën në anën e Kosovës sa i përket Ushtrisë. /Ballkani.info/