BE

Rumunia do të kryesojë Këshillin e BE-së, mbështet Serbinë

Rumania pretendon që në Këshillin e BE-së, do ta vë në prioritet Ballkanin Perëndimor.

Rumania, shtet i cili nuk e ka njohur Kosovën dhe që ka votuar kundër Kosovës në anëtarësimin e saj në INTERPOL, po tenton që të shtrijë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, transmeton lajmi.net.

Siç shkruajn mediet serbe, Rumania nga janari i vitit të ardhshëm do të jetë kryesuese e Këshillit të Bashkimit Evropian për gjashtë muaj dhe përmes kësaj pozite do të provojë që t’i jap përparësi Ballkanit Perëndimor.

Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Malleshan.

Teodor Malleshan në një konferencë të përbashkët me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, ky i fundit ka thënë se qëndrimi i Rumanisë është të mbështesë rrugën evropiane të Serbisë, duke deklaruar se Rumania mbështet dhe u kujton zyrtarëve serbë të përfitojnë nga mundësia dhe përpjekjet për t’u bashkuar me BE-në e që sipas Daçiqit, kjo nënkupton sigurimin e stabilitetit në rajon.

“Mendoj se nuk ka qenë kurrë kohë më e mirë për të mobilizuar të gjitha burimet dhe për të përmirësuar reformat në Serbi. Rumania është e gatshme të ofroj asistencë teknike për Serbinë për pajtueshmërinë me standardet evropiane”, tha Malleshkan.

Sipas ministrit rumun, rëndësia e dialogut dhe marrëdhënieve të mira është e rëndësishme që rajoni të vazhdojë rrugën e vet evropiane dhe se sipas tij, BE-ja duhet të kontribuojë aktivisht në zhvillimin e rajonit.

Daçiq e falënderoi kolegun e tij për ardhjen në Serbi vetëm pak ditë para se Rumania të marrë përsipër presidencën e Këshillit të BE-së dhe theksoi marrëdhëniet shumë miqësore midis dy vendeve.

Daçiq po ashtu në këtë takim e ka vlerësuar faktin se Rumania ka ruajtur qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe e falënderoi që votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Tutje Daçiq, tha se përmes anëtarësimit në INTERPOL, sipas tij, Kosova tentoi që të legalizojë një akt të paligjshëm.