Rummenigge i kënaqur me performancën e Coutinhos

Futbollisti brazilian, Philippe Coutinho, po lë përshtypje shumë të mira te Bayerni, ku po luan i huazuar nga Barcelona.

Dëshmi për këtë janë fjalët e shefit ekzekutiv të klubit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge, i cili në një intervistë me revistën prestigjioze “Kicker” rrëfeu se “Philippe është një lojtar me cilësi të madhe” dhe shtoi se “ai është një person shumë i sjellshëm dhe është integruar shumë mirë në klub. Ne jemi shumë të lumtur me operacionin që kemi arritur të mbyllim”.

I pyetur nëse Bayerni po planifikon ta ushtrojë mundësinë e blerjes së brazilianit, të rënë dakord me Barcelonën, Rummenigge tha qartë se “ne do të vendosim kur të vijë koha”.

loading…