Rumaninë e pret dënim i ashpër nga UEFA për thirrjet kundër Kosovës

Komisioni disiplinor i UEFA-s sot ka filluar procedurën kundër Federatës së Futbollit të Rumanisë për shkak të banerave raciste dhe brohoritjeve të tifozëve në ndeshjen kundër Serbisë në Ligën e Kombeve.

Tifozët e Rumanisë në ndeshjen kundër Serbisë, kanë brohoritur “Kosova është Serbi” dhe kanë fyer në baza raciste fqinjët hungarezë.

Rumunët përsëri kënduan “Kosova është Serbi”

Në tribuna ka pasur banerë në të cilën shkruhej se migrantët janë të lidhur me terrorizmin.

Komisioni disiplinor do ta marrë vendimin për këtë rast më 25 tetor. Po ashtu ka filluar procedura edhe për hyrjen e tifozëve në terren dhe përdorimin e mjeteve piroteknike.