Zyrtari i LDK-së

Rukiqi: Vetëvendosje po ik nga përgjegjësia në rastin e aferës së rezervave të shtetit

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për konstituimin e Komisionit Hetimor për aferën e rezervave të shtetit.

“Sot, deputetët e pushtetit, me ngulm kanë refuzuar konstituimin e Komisionit Hetimor për aferën e rezervave shtetërore”, ka shkruar ai.

Rukiqi u shpreh se kjo aferë, në bazë të indikacioneve prek nivele të larta të pushtetit.

Ai tha se refuzimi për zbardhjen e përgjegjësisë politike në këtë aferë, është përpjekje për fshehje të keqmenaxhimit dhe krimit institucional.

Rukiqi tha në fund se ndryshe nuk mund të shpjegohet ikja nga përgjegjësia e deputetëve të Vetëvendosjes.