Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pasi Zyra e Auditorit korrigjoi raportin në lidhje me shpenzimet rreth 30 milionëshe të pushtetit për karburant.

Rukiqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ZKA u bë pjesë e propagandës dhe krimit institucional.

“Kapja e institucioneve të pavarura e arriti kulmin.

Zyra Kombetare e Auditimit, qe do te duhej te ishte shembull i pavaresise dhe llogarridhenies, sot zyrtarisht u be pjese e propagandes dhe e krimit institucional.

Duhet veprim urgjent i prokurorise, per te hetuar shantazhin institucional dhe falsifikimin e raporteve zyrtare.” – ka shkruar ai.

Në fund, ai ka përmendur një postim të publikuar para pak minutash nga ministri Hekuran Murati.

“P.S. Ky amateri i financave, para 2 minutave, paska tentu me e mbulu krimin, me çeshtjen e koeficienteve”.