Rukiqi: Pakoja Emergjente të zbatohet sa më shpejtë, bizneset në vështirësi të mëdha

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar që sa më shpejtë të zbatohet Pakoja Emergjente që ishte miratuar gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Rukiqi ka thënë se shumë biznese nuk po arrijnë të qarkullojnë në raport me planifikime.

Sipas tij, sektorët që po përballohen me rënie të aktivitetit duhet t’iu mundësohet riporogramimi i kredive.

“Pakoja Emergjente, nëse mund të quhet emergjente, duhet të implementohet sa më shpejt që është e mundur, prandaj rishikimi i buxhetit duhet të bëhet në afatet më të shpejta. Gjithashtu për sektorët që vazhdojnë të përballohen me rënie drastike të qarkullimit duhet të mundësohet ri-programimi i kredive, konform aftësisë paguese që e kanë. Shumica e bizneseve në vend nuk po arrijnë të qarkullojnë më shumë se 50% në raport me planifikimet, apo periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Çdo skenar parasheh së paku 5% tkurrje ekonomike. Pakoja e Rimëkëmbjes është shpresa dhe rrugëdalja e vetme nga një ‘kataklizëm’ i mundshëm ekonomik, me pasoja të pariparueshme për dekada të tëra”, ka  shkruar Rukiqi.