Ruiz e paralajmëron Joshuan për rimeçin: Do të humbësh përsëri

Andy Ruiz insiston se ripërballja me Anthony Joshuan do të jetë sërish një humbje për britanikun, pasi nuk është i mirë në boks.

Kampioni aktual i boksit në peshat e rënda e mposhti AJ në Madison Square Garden më 1 qershor, për t’ia rrëmbyer kështu titujt WBA, WBO, IBF.

Përgatitjet kanë filluar për një rimeç në muajin nëntor ose dhjetor, derisa Joshua e konsideron ende veten si favorit, por kështu nuk mendon edhe meksikano-amerikani.

“Rimeçi do të jetë i njëjti. Do të jem më i përgatitur, më i gatshëm”, ka deklaruar Ruiz.

“Unë i njoh gabimet e tij, mund të bëj shumë më mirë. Mendoj se e vetmja gjë që mund të bëjë (Joshua) është që të vrapojë përreth”.

“Ai nuk është i mirë në boks, nuk është një boksier i mirë. Do të jetë një përballje e madhe – Ruzi vs Joshua ll”, ka shtuar më tej kampioni i peshave të rënda.