Rugova i LDK-së, Ferjat të VV-së: S’jemi pak edhe ne, s’jemi aq të urtë e pafuqi

Naser Rugova nga LDK i është kundërpërgjigjur Hysamendin Ferajt nga Lëvizja Vetëvendosje mbi pyetjen “Kosova drejt përplasjes qytetare?”.

“Hysamedin Ferraj, pinjoll i filozofisë alla ISIS paska paralajmëruar përplasje qytetare. Hysamedin aman kqyr punët e tua në Tiranë dhe mos e lodh kokën me Kosovën. Kosova nuk e ka duru kurrë komunizmin e kuq dhe nuk ju duron as juve. Nuk jemi pak edhe ne, nuk jemi aq të urtë edhe ne, nuk jemi të pafuqi edhe ne, por nuk jemi gjakprishur dhe as aventurier që e djegin shtëpinë e vet”, është shprehur Rugova përmes Facebook.