Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge, është takuar sot me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Ruge ka thënë që pret nga Serbia që të sigurohet llogaridhënia e plotë për dy sulmet e vitit të kaluar, ai i majit ndaj KFOR-it, dhe sulmi terrorist i shtatorit në Banjskë.

“NATO-ja pret nga Serbia që të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies së plotë për sulmet e dhunshme të majit dhe shtatorit 2023”, ka shkruar Ruge në X.