Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, si dhe Albulena Haxhiu (po ashtu ministre në detyrë), do të flasin për Lëvizjen Vetëvendosje në Radio Televizionin Publik.
Sveçlës dhe Haxhiut, dy “kokave” të VV’së, iu është rezervuar “prime-time” nga RTK’ja për të folur për rrugëtimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje ndër vite.
“Në 20 vjetorin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për të folur për ecjen e saj në këto dy dekada dhe aktualitetin politik, sonte, në orën 21:00, në RTK janë të ftuar ministrat Sveçla e Haxhiu“, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.







