Rryma do të ndalet nesër në këto fshatra dhe qytete

Qytetarët e Kosovës edhe nesër do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar për orarin dhe vendet ku nesër (29 dhjetor) do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Në njoftim, KEDS tregon se arsyeja e vetme e ndërprerjes së rrymës janë punimet në projektet investive.

KEDS në orarin e ri tregon edhe kohëzgjatjen e ndërprerjes së energjisë.

Këto janë planet sipas rajoneve të vendit:

Në rajonin e Prishtinës ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në:

Në NS 110/35/10 kV Prishtina:

TS 10/0.4 kV Kalabria 1&2 (Kodi: 10000007076, 10000007077) prej orës 08:00 deri në ora 11:00 dhe prej orës 13:00 deri në ora 16:00
Vendi: Një pjesë e Lagjes Kalabria.

Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i linjës së re kabllovike.

Dhe në

Në TS 220/35/10(20)kV Podujeva:

Dalja 10 kV Letanc (Kodi: 14000012) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
Vendet: Obrançë, Peran, Obrançë 1, 2, 3, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepajë, Dobratin 1 dhe Ferma e Pulave Peran.

Arsyeja e ndërprerjes: punime në LP si dhe energjizimi i Largpërçuesit të ri në kuadër të Lot 1 Podujeva nën- projekti Obrança 1, Obrança 2, si dhe demontimi i shtyllave ekzistuse.

Në rajonin e Pejës, për shkak të punimeve në projekte investive, do të ketë ndërprerje të rrymës në:

NS 110/10 kV Deçani:

Dalja 10 kV Juniku (Kodi: 53000007) prej orës 10:00 deri në ora 16:00
Vendi: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polana, Poberxh, Prilep, Rastavic, Baballoq, LA Ramadani, Junik, Jasiq, Gjocaj …

Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i linjës së re kabllovike.

Ndërprerje me kerkesë të palëve të treta.

Dhe në

NS 110/35/10 kV Peja:

Dalja 10 kV Radavci (Kodi: 50000004) prej orës 11:00 deri në ora 12:00
Vendi: Novosella, Radavci, Brestoviku, Dogana dhe Jabllanica e Madhe.

Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i transformatorit të ri.

Në rajonin e Ferizajt ndërprerje të rrymës do të ketë në

NS 35/10 KV Magurë:

Dalja 10 kV Drenicës (Kodi: 41048001) prej orës 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: një pjesë e Rrezez (Leletiqit), Mirenë, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ulët, Resinoc, Baincë, Shalë dhe Krojmir.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime në rrjet në projektin LP Drenica – Komoran.

Në rajonin e Mitrovicës rryma do të ndërpritet në:

NS 35/10 kV Mitrovica 2:

TS 10/0.4 kV Blinde e Vjeter Zhabar (Kodi: 71075012012) prej orës 09:00-12:00 dhe 13:00-17:00
Vendi: Një pjesë e rrugës së Ulqinit.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçjet e reja shtëpiake.

Dhe në

NS 110/10 kV Skenderaj:

Dalja 10 kV Runiku (Kodi: 74000005) prej orës 11:00 deri në ora 16:00
Vendet: Klina e Epërme, L.Mecini dhe Berani, Qubreli, Kotorri, Vitaku, Kastrioti, Runiku, Banja, Surigani, Radisheva, Qitakë, Leqina edhe Tërrnova.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i përçuesve dhe i transformatorëve të vjetër.

Kurse, në rajonin e Gjakovës, rryma do të ndërpritet në:

NS 35/10 kV Malisheva:

TS 10/0.4 kV Lagjja Limaj & Pompa e Bazendit (Kodi: 82082008011, 82082008009) prej orës 10:00 deri në ora 16:00
Vendi: Lagjja Limaj dhe Pompa e Bazendit.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e konsumatorëve sipas projektit “Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2018“, LOT 7 Gjakova.

Dhe në

NS 35/10 kV Malisheva:

Dalja 10 kV Kijeva (Kodi: 82082007) 10:00 – 11:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë.

Arsyeja: Lidhja e kabllos, Zgjërimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2018“, LOT 7 Gjakova.

Dhe, në rajonin e Gjilanit ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në:

NS 35/10 kV Kllokot:

Dalja 10 kV Kllokoti (Kodi: 61065004) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
Vendet: Kllokot, Radivojcë, Budrikë, Remnik dhe Xhylekarë.

Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i linjës së re.