Adnan Rrustemi

Rrustemi thotë se “Qeveria nuk luan top”, e këshillon Listën Serbe t’i mbledh nënshkrimet për zgjedhje

Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, i ka reaguar Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, e cila e ka shprehur publikisht gatishmërinë për pjesëmarrje në zgjedhjet e reja në veri, kurdo që ato mbahen.

Madje, kjo parti i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të shpallë zgjedhjet e reja.

Rrustemi ka shkruar se “Qeveria nuk luan top”. Tutje, deputeti i VV-së e ka këshilluar Listën Serbe që t’i mbledhë nënshkrimet ashtu siç kërkohet përmes udhëzimit administrativ.

“Shpresoj që e kuptojnë një ditë që zgjedhjet demokratike nuk janë lojë dhe Qeveria nuk luan top. Lista Serbe më mirë bën që të nisë mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet, siç parasheh Udhëzimi Administrativ, nëse e gëzon ende atë autoritet te qytetarët tanë serb.”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.