Anton Quni

Rrustemi, Qunit të LDK-së: E ke votu “Zajednicën” dhe Specialen, e tash po flet për patriotizëm

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, u është përgjigjur kritikave të deputetit të LDK-së, Anton Quni, i cili ka kritikuar VV-në për mosvotimin e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Rrustemi ka thënë se deputeti i LDK-së nuk mund të iu flasë për patriotizëm.

“Anton Quni ka votuar PRO Zajednicës më 27 qershor 2013, PRO faljes e kriminelëve serbë më 11 korrik 2013 dhe PRO Gjykatës Speciale dy herë, më 26 qershor dhe 3 gusht 2015. E tash po flet për patriotizëm shqiptar e luftë çlirimtare! Turp o Quni!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë: