Dio Dragaj, 14 vjeçari nga Kosova që arriti të prekë finalen në “The Voice Kids” të Gjermanisë, nuk ka arritur të dalë para votuesve.

Ai është eliminuar nga tutorja e tij Lena, e cila në mes Dragajt dhe Thapelo, vendosi që me këtë të dytin të synojë të triumfojë nga votat e publikut.

Në natën finale, talenti kosovar vendosi që të paraqitet me këngën “Love someone”. Edhe në natën finale Dio ka shkëlqyer, e siç ka raportuar Koha.net më parë, deri në këtë pikë ai erdhi falë performancave të mrekullueshme të tij.

14-vjeçari, që është edhe i biri i Adnan Dragajt, ish-frontmenit të grupit të njohur “Humus”, në audicionet e fshehta kishte bërë që anëtarë të jurisë edhe të ngriheshin në këmbë duke kërkuar që ai të bëhej pjesë e grupeve të tyre.