Sot në Mbledhjen e Qeverisë, u miratua formimi i Komisionit për vlerësimin e studimit të fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë.
E pas kësaj, analisti Imer Mushkolaj ka reaguar lidhur me publikimin e Qeverisë Kurti se rruga Prizren-Tetovë do të kushtojë mbi 150 milionë euro.
Mushkolaj pyeti se a përfundohen njëherë punimet në rrugët brenda Kosovës.
Tutje ai tha se rruga për Tetovë nuk ka kurrfarë urgjence, ndërkaq qytetarët e Kosovës malltretohen me vite nëpër këto rrugë të papërfunduara, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Qeveria sot bëri të ditur se rruga Prizren-Tetovë do të kushtojë mbi 150 milionë euro. Mirë shumë. Po a po i kryeni njëherë rrugët brenda Kosovës, siç janë ajo për Pejë, Mitrovicë, Podujevë, Gjakovë e Gjilan? Për besë rruga për Tetova nuk ka kurrfarë urgjence, ndërkaq qytetarët e Kosovës maltretohen me vite nëpër këto rrugë të papërfunduara./







